Trençevska: Punojmë në krijimin e kushteve të volitshme për jetesë për emigrantët nga Ukaina

Maqedonia

Trençevska: Punojmë në krijimin e kushteve të volitshme për jetesë për emigrantët nga Ukaina

Më: 14 prill 2022 Në ora: 19:23
Trençevska

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot u takua me Shoqatën e Ukrainesëve në Maqedoni.

Siç njoftojnë nga MPPS, në takim është biseduar për statusin e emigrantëve nga Ukrainë që vijnë në Maqedoninë e Veriut, për të drejtat e tyre dhe për qëndrimin e tyre këtu.

“Me vendimin e tyre ata mund të marrin statusin e mbrojtjes së përkohshme ose të kërkojnë azil”, ka thënë Trençevska.

Sipas saj, qëllimi i ministrisë është mundësimi i të drejtave siç janë arsimit, mbrojtja shëndetësore dhe e drejta e punësit.
“Çdo emigrant mund të paraqitet në institucionet kompetente dhe t’i kalojë procedurat në mënyrë që t’i merr të drejtat që i takojnë”, ka theksuar në takim Trençevska

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat