Maqedonia e Veriut dëbon gjashtë diplomatët rusë

Maqedonia

Maqedonia e Veriut dëbon gjashtë diplomatët rusë

Më: 15 prill 2022 Në ora: 17:55
Foto ilustrim

Maqedonia e Veriut ka dëbuar gjashtë diplomatë rusë nga vendi. Kështu bëri të ditur Ministria e Jashtme e vendit ballkanik të premten në Shkup.

Diplomatët në fjalë kishin shkelur dispozitat e zbatueshme të së drejtës ndërkombëtare që rregullojnë punën e misioneve diplomatike, thuhet në deklaratë.

Formulimi zakonisht përdoret kur personi në fjalë akuzohet për spiunazh.

Ky është dëbimi i dytë i diplomatëve rusë nga Maqedonia e Veriut që nga fillimi i luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës më 24 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat