Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot u shpreh se nuk ka informacion se çfarë mund të ketë në “non-pejpër” në lidhje me Bullgarinë dhe se nuk ka asnjë informacion.
Mickoski thotë se ajo që po e bën Kovaçevski dhe Osmani është rrezikim i pozitave negociuese duke shtuar se është e turpshme që Osmani pranon një marrëvesje që është refuzuar.
“Ka spekulime që i kemi parë në media dhe në kanale e që janë jozyrtare. Turpërohem me atë që e bëjnë Kovaçvski dhe Osmanime qytetarët e Maqedonisë”, u shpreh Mickoski.
Mickoski në lidhje me vizitën e Petkovit theksoi se kryeministri bullgar nëse dëshiron të tregojë miqësi duhet që sipas shembullit të Manastirit, në Bllagoevgrad dhe Sandanski t’u mundësojë maqedonasve në Bullgari një Qendër Maqedonase.