Petkov: Bashkësia bullgare në Maqedoni është urë mes dy shteteve

Maqedonia

Petkov: Bashkësia bullgare në Maqedoni është urë mes dy shteteve

Më: 16 prill 2022 Në ora: 16:31
Kryeministri bullgar, Kiril Petkov

Kryeministri bullgar, Kiril Petkov sot në Manastir u shpreh se bashkësia bullgare në Maqedoni është urë mes dy shteteve.

“Marrëdhëniet mes dy qeverive po përmirësohen. Kovaçevski gjithashtu potencoi rëndësinë e heqjes së gjuhës së urrejtjes si dhe nevojë për një bashkësi bullgare në Maqedoni të ndihet e barabartë” u shpreh Petkov.

Sipas tij, e ardhmja evropiane e vendit është e rëndësishme për sigurinë e Ballkanit.

“Përderisa po punojnë dy qeveritë, mendoj se bashkësia bullgare do të ndihmojë si urë”, deklaroi Petkov.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat