Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme është realizuar kontrollim i përforcuar aksional në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga e lejuara.
“Gjatë këtij kontrolli janë shqiptuar 248 sanksione, prej të cilëve pesë automjete kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse një automjet me shpejtësi mbi 70 km nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 158 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vende të banimit, kurse 90 jashtë vendeve të banimit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.
“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.