92 shoferë janë gjobitur gjatë ditës së djeshme në kontrollin e përforcuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionim të automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar.
“Prej tyre, katër automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe një automjet me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.
Kështu, siç informon MPB-ja, 121 vozitës e kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuar dhe 72 jashtë vendbanimeve”, thonë nga MPB.
Nga atje shtojnë se kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe në ditët në vijim.