Shtetasi bullgar dhe një shkupjan kanë ngjitur afishe me përmbajtje politike

Maqedonia

Shtetasi bullgar dhe një shkupjan kanë ngjitur afishe me përmbajtje politike

Më: 20 prill 2022 Në ora: 22:04
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se pak para mesnate në Shkup janë kapur dy persona, njëri prej të cilëve shtetas i Bullgarisë, të cilët kanë ngjitur afishe me përmbajtje politike, përcjell TV21.

Nga MPB njoftojnë se po punohet për zbardhjen e rastit.

“Me datë 19.04.2022 në ora 23.44 në SPB Shkup është raportuar se në stacionin e autobusit në bulevardin “Goce Dellçev” në Shkup është vërejtur veturë e pasagjerëve “Volkswagen Caddy” me targa bullgare, ndërsa personat që kanë qenë brenda kanë ngjitur afishe në stacionin e autobusit.

Në vendngjarje kanë dalë efektivë të policisë dhe është konstatuar se bëhet fjalë për afishe me përmbajtje politike. Automjeti është gjetur në bulevardin “Kuzman Josifovski Pitu”, ndërsa në të janë gjetur S.V. (31) nga Bullgaria dhe D.S. (26) nga Shkupi. Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur të njëjtat afishe”, njofton MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat