Pas paralajmërimit të zëvendësministrit të drejtësisë, Agim Nuhiu se po përpilohet ligj i ri për falje, sot me sqarim doli edhe presidenti Stevo Pendarovski.
Ai tha se nuk bëhet fjalë për përpilim të një ligji të ri për amnisti, por për përpilimin e ligjit të ri për falje. Pendarovski theksoi se me ndryshimet, nëse miratohen në Kuvend, presidenti me propozimin e Ministrisë së drejtësisë, do të mund të falë vetëm me aktvendim të plotfuqishëm.
“Tani presidenti ka të drejtë me iniciativë të Ministrisë së drejtësisë të falë pa marrë parasysh fazën e procedurës.
Nga arrestimi deri në fund të vuajtjes së dënimit. Ideja ishte dhe unë e përkrah këtë qasje, nëse miratohen në Kuvend këto ndryshimet, presidenti me propozim të Ministrisë së drejtësisë, të mundet të falë vetëm pasi aktvendimi bëhet i plotfuqishëm”, tha Stevo Pendarovski, president.