Ahmeti për Pashkët: Po festojmë të liruar më në fund nga kthetrat e pandemisë

Maqedonia

Ahmeti për Pashkët: Po festojmë të liruar më në fund nga kthetrat e pandemisë

Më: 24 prill 2022 Në ora: 12:24
Ali Ahmeti

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar besimtarët ortodoks për festën e Pashkëve.

“Gëzuar pashkët miq, Uroj festë të bekuar, paqe, shëndet e mbarësi për të gjithë besimtarët ortodoks të cilët sot shënojnë shpresën dhe besimin e ringjalljes.

Këtë vit, maqedonas e shqiptarë ortodoks bashkë dhe me të tjerë festojnë, të liruar më në fund nga kthetrat e pandemisë dhe pranë njëri tjetrit, por edhe të kapluar nga droja e brishtësisë së paqes dhe mirëqenies, bashkë gjejnë ngushëllim shpirtëror në besimin në Zot dhe mbijetesën e mirësisë njerëzore.

Pashkë të bekuara për ju dhe familjet e juaja”, shkroi Ahmeti në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat