Siç njoftojnë nga MPB, gjatë ditës së sotme nëpunës policorë të Departamentit të Policisë Kriminalistike-Byroja për Siguri Publike dhe Sektori i Punëve të Brendshme Shtip realizuan kontrollim të përbashkët në bashkëveprim me Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe Inspektoratin Shtetëror të Tregut në klub nate në Vinicë.
“Gjatë kontrollit, nga ana e Drejtorisë së të Ardhurave Publike është përpiluar procesverbal për mosdhënie të llogarive fiskale, kurse nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Tregut procesverbal për mosposedimin e licencës”, thuhet në njoftimin e polcisië.
Nga ana e policisë në objekt pas orës 24 janë legjitimuar 19 të mitur dhe një person i cili kryente punën e sigurimit pa posedim të licencës për sigurim, për të cilat do të parashtrohen kallëzime përkatëse.