Ahmeti mesazh urimi për Macron: Fitorja juaj ruan themelet e Europës së bashkuar

Maqedonia

Ahmeti mesazh urimi për Macron: Fitorja juaj ruan themelet e Europës së bashkuar

Më: 24 prill 2022 Në ora: 23:22
Ali Ahmeti

Me rastin e fitores në mandatin e dytë në krye të Frances, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka dërguar mesazh urimi për Emmanuel Macron dhe popullin francez.

Përcjell përgëzimet e mia të sinqerta për presidentin Macron, me të cilin jam i bindur se do të thellojmë raportet e shëndosha të bashkëpunimit dhe do të kemi përkrahjen edhe më të madhe të Francës për finalizimin e qëllimit tonë të integrimit që do i sjellë Europës stabilitet dhe qëndrueshmëri më të madhe, thuhet mes tjerave në urimin e lëshuar nga kreu i integristëve.

Urimi i Ahmetit për Makronin:

Fitorja e sotme e Emmanuel Macron dhe rizgjedhja e tij president i Francës ruan themelet e Europës së bashkuar, pro aleancës paqeruajtëse me SHBA-të dhe vazhdimësinë e pozicionimit të saj pro integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Me këtë rast, përcjell përgëzimet e mia të sinqerta për presidentin Macron, me të cilin jam i bindur se do të thellojmë raportet e shëndosha të bashkëpunimit dhe do të kemi përkrahjen edhe më të madhe të Francës për finalizimin e qëllimit tonë të integrimit që do i sjellë Europës stabilitet dhe qëndrueshmëri më të madhe, shkruan në mesazhin e urimit drejtuar Makronit dhe popullit francez, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat