Një person ka humbur jetën si pasojë e virusit COVID-19, në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.
Gjithashtu, janë konfirmuar edhe 21 raste të reja me këtë virus, përcjell Klankosova.tv.
Gjatë kësaj periudhe, janë shëruar edhe 89 persona.
Ndryshe, numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 561.