Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi përmes rrjtetit social facebook ka uruar 1 majin Ditën Ndërkombëtare të punëtorit.
Kjo Qeveri është plotësisht e përkushtuar për mirëqenien sociale të punëtorëve.
Të përkushtuar për përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e pagave të punëtorëve.
Rritëm pagën minimale në 18.000 denarë, paga mesatare arriti në 30.000 denarë.
Jemi në dialog të vazhdueshëm me sindikatat edhe për rritjen e të gjitha pagave në arsim dhe sektorin publik, si dhe në administratën shtetërore.
Gëzuar 1 Majin – Ditën e Punës.
Vetëm duke punuar së bashku mund të arrijmë progres për të gjithë qytetarët dhe shtetin, ka shkruar Bekteshi.