Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka uruar myslimanët e vendit duke thënë se muaji i shenjtë i Ramazanit është muaj i agjërimit, dhënies, provës, muaj për përforcimin në besim, kuptimin dhe respekt ndaj të tjerëve.
“Me festimin e përbashkët, ashtu sikurse në festat tjera, japim mesazh të qartë se toleranca ndërfetare dhe ndëretnike si dhe respekti janë bazat e shoqërisë së Maqedonisë”, shkruan Pendarovski.
Ai uroi që në këto ditë feste, myslimanët të kalojnë në rrethin e më të afërmve me shëndet dhe mirëqenie.
“Gëzuar Bajrami i Fitrit gjithë besimtarëve të përkatësisë islame”, uron presidenti Pendarovski.