MPB njofton se dje ka ndaluar një shtetas të Shqipërisë për shkak se në vendkalimin kufitar ka dorëzuar pasaportë të një personi tjetër.
“Me datë 01.05.2022 në ora 16:20 në vendkalimin kufitar Tabanoc, zyrtarët policorë kanë ndaluar R.A. (24) nga Republika e Shqipërisë, pasi gjatë kontrollit të pasaportës ka dorëzuar pasaportë të një personi tjetër.
I njëjti i është dorëzuar zyrtarëve policorë nga SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme”, njoftojnë nga MPB.