Ministri i Jashtëm i Lituanisë sot për vizitë zyrtare në RMV

Maqedonia

Ministri i Jashtëm i Lituanisë sot për vizitë zyrtare në RMV

Më: 3 maj 2022 Në ora: 09:07
Gabrielius Landsbergis

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, sot (3 maj 2022) do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ai do të takohet me nikoqirin e tij, ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Siç njoftojnë nga MPJ, në fokusin e bisedimeve do të jetë procesi i integrimit evropian të vendit tonë dhe mbështetja konkrete e Lituanisë në këtë drejtim, bashkëpunimi rajonal, çështjet e sigurisë në dritën e agresionit rus ndaj Ukrainës, si dhe përgatitjet për Samitin e NATO-s në Madrid.

Krahas takimit me nikoqirin e tij, ministrin Bujar Osmani, ministri lituanez është paraparë të takohet edhe me Zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, me Kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe do të pritet nga Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat