“Ulu në vend nëse nuk je për rrahje”/ Xhaferi i bërtet Micevskit, kaos në Kuvendin e Maqedonisë

Maqedonia

“Ulu në vend nëse nuk je për rrahje”/ Xhaferi i bërtet Micevskit, kaos në Kuvendin e Maqedonisë

Më: 11 maj 2022 Në ora: 20:31
Kaos në Kuvendin e Maqedonisë

Një kaos i vërtetë ka ndodhur gjatë seancës parlamentare, kur koordinatori i grupit parlamentar Nikolla Micevski kërkoi fjalim, por kryeparlamentari Talat Xhaferi nuk e lejoi.

Xhaferi kërkoi votim për rendin e ditës, ndonëse paraprakisht fjalën ua kishte dhënë dy deputetëve të OBRM-PDUKM-së të cilët nuk dolën në foltore.

Më pas ka ndodhur një kaos i vërtetë dhe në një moment Xhaferi i ka bërtitur Micevskit.

“Shko e ulu në vendin tënd nëse nuk je për rrahje”, i tha Xhaferi Micevskit.

“Mos më prek, mos më sulmo”, ka reaguar Micevski, pas së cilës Xhaferi i ka thënë: “Ik dhe shko në foltore”. Pas kësaj, Xhaferi e vuri në votim agjendën e kaluar, ndërsa Micevski reagoi: “Ty turp, turp, çfarë agjende”.

Derisa deputetët po votonin, Xhaferi i tha Micevskit: “Ju po bëni atë që doni të bëni, mos u afroni me mua. Bëj çfarë të duash, mos më afro”.

Deputetja Dafina Stojanoska i tha Xhaferit: “Mos ki frikë”, dhe ai përfundoi: “Për rendin e ditës votuan 61 deputetë. 39 deputetë që qëndrojnë këtu janë kundër”.

Micevski mbeti në tavolinën e Xhaferit për të kërkuar fjalim procedural.

Në fund, pas të gjitha sqarimeve, Xhaferi tha se qytetarët presin që Kuvendi të funksionojë

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat