Një person e humbi jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë rreth orës një pas mesnate në aksin magjistral Kërçovë – Ohër, kur një automjet udhëtarësh “Volksvagen Golf”, me targa të Ohrit, ka dalë nga rruga.
Siç kumtoi MPB, automjeti është drejtuar nga A.A. (46) nga fshati Zajaz, i cili ka vdekur në vendin e ngjarjes.
Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Qendrës mjekësore Kërçovë.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip i SPB Kërçovë.