Eurodeputeti Andrej Slabakov thotë se pa ndryshimet e kërkuara bullgare, anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut është i barabartë me një “tumor për BE”.
Disa eurodeputetë të Lëvizjes Nacionaliste Bullgare OBRM-Bullgare e quajtën Maqedoninë e Veriut “gjenocid kundër bullgarëve”.
Eurodeputetët sot pasdite me 508 vota “pro” dhe 56 “kundër” miratuan Raportin e progresit për Maqedoninë e Veriut të raportuesit të Parlamentit Evropian, eurodeputeti bullgar Ilhan Kyuchyuk njoftoi korrespondenti i AIM-s nga Brukseli.
Bullgaria nuk do të heqë veton ndaj Maqedonisë dhe këtë qëndrim e konfirmoi edhe ministrja e jashtme, Teodora Gençovska. Ajo tha se marrëdhëniet mes dy vendeve nuk mund të shihen si një ndeshje futbolli.
Bullgaria kërkon përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.