Pendarovski: Vendimi i Kishës Ortodokse të Serbisë do të kontribuojë në korrigjimin e padrejtësive historike

Maqedonia

Pendarovski: Vendimi i Kishës Ortodokse të Serbisë do të kontribuojë në korrigjimin e padrejtësive historike

Më: 24 maj 2022 Në ora: 14:04
Stevo Pendarovski

Presidenti Stevo Pendarovski i ka dërguar urime kreut të Kishës Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkvia e Ohrit (KOM-KO) zz. Stefanit dhe të gjithë qytetarëve të besimit ortodoks me rastin e vendimit unanim të Kuvendit të Kishës Ortodokse Serbe për pranimin e autoqefalisë së KOM-KO.

“Ky është një lajm i mirë për të gjithë qytetarët e vendit të besimit ortodoks, i cili pason vendimin e Patriarkanës Ekumenike për të pranuar Kishën tonë në unitet kanonik dhe bashkësi eukaristike”, tha Presidenti.

Sipas Pendarovskit, vendimi i Kishës Ortodokse Serbe do të kontribuojë në korrigjimin e padrejtësive historike dhe do të hapë mundësinë për rritje të re dhe të papenguar shpirtërore të Kryepeshkopatës së Ohrit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat