Zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiq, sot mori pjesë në Samitin vjetor të Demokracisë në Evropën Juglindore, kushtuar “Luftës së Evropës: Ndikimit në Ballkan”, organizuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI), i cili po mbahet në Budva të Malit të Zi.
Zëvendëskryeministri Mariçiq iu drejtua një paneli diskutimi mbi ndryshimin e dinamikës politike dhe të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar se lufta në Ukrainë ishte paralajmërimi i fundit për Bashkimin Evropian për rrezikun që po kanoset në vend duke e lënë rajonin e Ballkanit Perëndimor të paintegruar, duke besuar se politika e zgjerimit të BE-së nuk ka vetëm të kaluar por edhe të ardhme.
“Progresi në integrimet evropiane është i nevojshëm për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe tani nuk është koha për analiza. Është koha për ndërhyrje të shpejta në integrimin evropian dhe korrigjimin e gabimeve të së kaluarës”, tha Mariçiq, duke shtuar se pavarësisht krizës ushtarake në Ukrainë, Ballkani Perëndimor duhet të mbetet fokusi i BE-së, pasi është në interesin gjeostrategjik të Unionit.
Zëvendëskryeministri theksoi nevojën dhe rëndësinë që partnerët e NATO-s, SHBA-së dhe Bashkimit Evropian të veprojnë me besim, së bashku dhe në harmoni, duke theksuar se përfshirja e Ballkanit Perëndimor në arkitekturën politike dhe të sigurisë euroatlantike do të ketë një efekt transformues pozitiv në stabilitetin dhe prosperitetin e saj ekonomik.
Në margjinat e Samitit, Mariçiq pati një takim dypalësh me kryeministrin malazez Dritan Abazoviç, duke rikonfirmuar marrëdhëniet e mira miqësore mes dy vendeve, për të cilat janë dakord se duhet të jenë shembull për vendet e rajonit.
Në takim u diskutua për integrimin evropian të dy vendeve dhe progresin në reforma, si dhe nevojën për intensifikimin e bashkëpunimit rajonal dhe mundësinë e anëtarësimit të vendeve të tjera në Iniciativën e Ballkanit të Hapur, ku Abazoviç konfirmoi pjesëmarrjen e tij në Samitin e Ballkanit të Hapur që do të zhvillohet më 7 dhe 8 qershor në Ohër.