Maqedoni: Heqja e masave anti-krizë krijoj çmime kaotike, qytetarët ankohen se mezi kalojnë muajin

Maqedonia

Maqedoni: Heqja e masave anti-krizë krijoj çmime kaotike, qytetarët ankohen se mezi kalojnë muajin

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 17:07
Foto ilustrim

Me përfundimin e masave anti-krizë nga Qeveria e Maqedonisë, është vërejtur dukshëm rritja e çmimeve nëpër shitoret me produkte ushqimore dhe jo vetëm.

Bizneset ankohen se çmimet e larta sjellin përkeqësim të qarkullimit financiar, ndërsa qytetarët ankohen se me pagat e vendit çmimet e produkteve janë të papërballueshme.

Në Maj inflacioni arriti 12%, kurse ushqimi është shtrenjtuar për 17%, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Këto shifra flasin për përiudhën sa masat anti-krizë të Qeverisë për kufizimin e cmimeve të produkteve ushqimore ishin në fuqi, ndërsa pas heqjes së masave, çmimet u rritën jashtë çdo normaliteti.

Në Qershor u ndërpre ulja e akcizës dhe TVSH-së për karburantet që rezultoi me rritje të ndjeshme të derivateve të naftës.

Nga 09 Qershori, ЕUROSUPER BS – 95 shitet për 110 denarë, EUROSUPER BS – 98 për 112, EURODIZELI për 104.5 kurse Vaji Ekstra I Lehtë 102,5 denarë.

U shfuqizua edhe ulja e TVSH-së dhe kufizimi i marzhës së produkteve themelore të ushqimit.

Vaji i gatimit u rrit për 25 denarë, sheqeri për 8, mielli dhe qumështi për 9 denarë, thonë të dhënat e portalit të specializuar cenometar.mk.

Disa prodhime janë shtrenjtuar për 70%.

Qytetarët ankohen se mezi e kalojnë muajin.

Qeveria paralajmëroi se në përgatitje e sipër është pakoja e re e masave anti-krizë, që do të miratohet pas votimit të ribalancit të buxhetit dhe të njejtat mund të shfrytëzohen vetëm nga kategoritë me rrezik social.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat