Amvisëritë dhe kompanitë do të mund ta shesin rrymën e prodhuar nga panelet solare

Maqedonia

Amvisëritë dhe kompanitë do të mund ta shesin rrymën e prodhuar nga panelet solare

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 17:27
Foto ilustrim

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot njoftoi se ka nënshkruar ndryshimet e Rregullores me çka amvisërive dhe kompanive të vogla u mundësohet të vendosin panele solare.

Bekteshi tha amvisëritë dhe kompanitë e vogla energjinë e prodhuar shtesë do të mund ta shesin apo ta japin në rrjetin e furnizuesit universal.

“Me ndryshimet e fundit të cilat do të publikohen nesër në Gazetën Zyrtare, çdo amvisëri e cila do të prodhojë energji elektrike solare, do të ketë mundësi që shtesën e prodhimit ta jap në rrjet dhe në atë mënyrë çmimi i energjisë elektrike të cilin do ta japi, do të jetë mesatarja e energjisë elektrike të cilët amvisëritë e paguajnë ndaj furnizuesit universal”, deklaroi Bekteshi.

Bekteshi tha se me ndryshimet e Ligjit për Energjetikë, furnizuesi kryesorë do të jetë i obliguar merr tepricën e energjisë elektrike të prodhuara nga panelet diellore.

“Me këtë vendim do të jetë obligim i EVN-Home që tepricën e energjisë elektrike që do të prodhohet nga ana e amvisërive ta merr, ndërsa çdo 6 muaj do të bëhet kalkulime, ose do ta kthejnë në energji elektrike kur do të kenë nevojë amvisëritë, ose di t’i zvogëlojnë faturat që më parë i kanë paguar”, theksoi Bekteshi.

Ai tha se për procedurën në fjalë furnizuesi universal do të duhet të instalojë pajisje net-metering, të cilët janë orëmatës të posaçëm.

“Nuk duhet qytetarët të paguajnë për atë, tani me propozimin e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve shtesë do të zvogëlohen edhe procedurat që të instalohen teknologji të tilla”, tha Bekteshi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat