Investitorët në Maqedoni të pakënaqur me klimën e biznesit

Maqedonia

Investitorët në Maqedoni të pakënaqur me klimën e biznesit

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 09:34
Foto nga takimi

Pothuajse një e treta e investitorëve të huaj, ose 30% e kompanive, do ta zhvendosnin biznesin e tyre nga Maqedonia në një vend tjetër. Krimi dhe korrupsioni, administrata publike joefikase dhe një sistem jofunksional one-stop shop janë pengesat më të mëdha për të punuar në vend. Anketa e bërë nga Delegacioni i ekonomisë gjermane në Maqedoni për klimën e biznesit në vend, tregon se investitorët kanë problem me pasigurinë juridike, jostabilitetin politik dhe infrastrukturën.

Rezultatet e anketës, e cila realizohet çdo vit, tregojnë një trend në rënie të kompanive që do të riinvestonin në Maqedoni, ndërsa përqindja e atyre që do të zhvendosnin biznesin e tyre në një shtet tjetër është në rritje.

Investitorët janë më të kënaqur me produktivitetin e punonjësve, por përballen me mungesë të stafit profesional. Epo, problemin e zgjidhin duke organizuar vetë trajnime për punonjësit e rinj.

Rëndësi të veçantë për investitorët gjermanë ka harmonizimi i legjislacionit me atë evropian, veçanërisht doganat. Ndryshe, shkëmbimi tregtar ndërmjet Maqedonisë dhe Gjermanisë i kalon 4.7 miliardë euro, ndërsa eksporti është tre herë më i madh se importi. Në Maqedoni janë rreth 200 kompani me kapital gjerman, të cilat punësojnë rreth 20 mijë persona.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat