Trençevska për grevën e LSM-së: Nuk mundet të ketë zgjidhje të përhershme me masa të menjëhershme

Maqedonia

Trençevska për grevën e LSM-së: Nuk mundet të ketë zgjidhje të përhershme me masa të menjëhershme

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 16:23
Jovana Treçevska

Sipas ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Treçevska, zgjidhja sistematike për problemin e LSM-së, është sjellja e një metodologjie të re e cila parashikon rritje të vazhdueshme të rrogave në sektorin publik.

Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, kërkojnë që të plotësohet ajo që është premtuar, e jo Qeveria të blejë kohë. Ministrja, Trençevska paralajmëroi ligj të ri për pagat në sektorin publik.

““Ad-hok” zgjidhje nuk sjellin rezultate të mira, e as zgjidhje të përhershme. Pikërisht për këtë arsye, në takimin e djeshëm me përfaqësuesit e LSM-së thamë se nuk na duhen “ad-hok” zgjidhje. Dialogu social për një Marrëveshje të Përgjithshme Kolektive duhet të vazhdojë dhe do të vazhdojë me qëllim që të arrijmë një zgjidhje sistematike, e ajo është metodologjia e re”, deklaroi Jovana Trençevska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Ndryshe, sot sektori publik në Maqedoni ka filluar me grevë, me çka kërkojnë rritje të pagave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat