Gjysëm ore pas mesnate policët e SPB-së Ohër ka arrestuar N.S. (59) nga fshati Trebenishtë, komuna e Debarcës.
Nga MPB bëjnë të ditur se ai paraprakisht është kapur duke vjedhur karburant nga një makinë pune në autostradën në ndërtim Kërçovë-Ohër.
Ndërsa janë gjetur edhe dy tuba plastikë me rreth 50 litra karburant.
Nga MPB thonë se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ndritet kallëzim përkatës.