Qytetarë të shumtë janë mbledh para qeverisë së Maqedonisë Veriore duke protestuar kundër propozimit francez.
Ata tani më janë futur në oborrin e qeverisë, pavarësisht, mbrojtëseve metalike dhe tentimit të policisë për t’i ndalur.
Protestuesit tërë kohën këndojnë e bërtasin: Ultimatum? -Jo, faleminderit. Disa nga protestuesit mbajnë të veshura edhe maska, ku i shihen vetëm sytë.
Kordoni i njësitit special është pozicionuar para dyerve të qeverisë, ndërkohë që protestuesit sillen vërdallë, duke vandalizuar oborrin e qeverisë.