Prej disaditësh Maqedonia e Veriut është përfshirë nga një valë protestash të dhunshme, të nxitura për shkak të propozimit francez për zgjidhjen e ngërçit me bullgarinë për anëtarësimi në BE.
Ish-ambasadori Ivica Bocevski në protestën e sotme ka deklaruar se nga nesër tubimet do të përshkallëzohen, duke e futur të gjithë vendin në bllokadë.
Bocevski deklaroi se bllokada do nisë që nga ora 13:00, ndërsa do zgjasë deri sa deputetët të fillojnë të mendojnë për të mirën e shteti.
“Nesër do të kemi bllokada në të gjithë vendin. Bllokadat do të fillojnë në ora 13:00, do ta bllokojmë tërë Maqedoninë derisa deputetët tanë trima luftojnë në Kuvend për interesat tona në mbrojtje të gjuhës, popullit dhe shtetit maqedonas”, tha Bocevski.