Tashmë gjashtë netë radhazi partia opozitare maqedonase, OBRM-PDUKM dhe partia E Majta organizojnë protesta para objektit të qeverisë së Maqedonisë, Kuvendit si dhe ministrisë së Punëve të Jashtme, si formë revolte ndaj propozimit francez që Maqedonia e ka pranuar dhe tashmë po e shqyrton.
Protestat nuk kanë qenë paqësore në asnjë moment.
Sulme ndaj punonjësve të policisë, kokteje molotovi, mjete piroteknike, zjarrvënie si dhe gjuajtje me gurë dhe shishe qelqi i kanë shoqëruar protestat çdo natë.
Një rast jo edhe i zakonshem ka ndodhur mbrëmë brenda turmës së protestuesve.
Gazatari bullgar nga EuroNews në raportim direkt ka thënë se po protestojnë qytetarë nga Maqedonia e Veriut dhe ka përmendur fjalën “gjuha e Maqedonisë së Veriut”, ndërsa një protestues më të dëgjuar komentimin e gazetarit, e ka kërcënuar se do e rrah.
Gazetari: Protestojnë maqedonasit e veriut…
Qytetari: Maqedonas vetëm, jo maqedonasit e veriut
Gazetari: A mund të ju pyes diçka?
Qytetari: Nuk mund të më pyesësh, mund të ta fus shuplakë. Hajde ik atje.