Kovaçki-Pendarovskit: Mandati kalon por turpi i tradhëtisë nuk harrohet

Maqedonia

Kovaçki-Pendarovskit: Mandati kalon por turpi i tradhëtisë nuk harrohet

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 14:51
Dragan Kovaçki

Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Dragan Kovaçki edhe një herë i është drejtuar presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski duke i thënë se mandatet kalojnë por turpi i tradhëtisë nuk kalon, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Stevo, Maqedonia nuk është monarki. E as ti nuk mund të jesh në pushtet përjetësisht. Mandati do të kalojë por jo edhe turpi i tradhëtisë, i cili do të ndjek. Ti nuk je presidenti im” ka shkruar Kovaçki pas deklaratave të Pendarovskit se propozimi francez është i mirë për Maqedoninë e Veriut.

Përndryshe OBRM-PDUKM-ja opozitare është organizues i protestave të dhunshme kundër propozimit francez që ndërmjetëson për një marrëveshje me Bullgarinë për kontestin rreth historisë dhe gjuhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat