Blinken dhe Borrell: Kuvendi i Maqedonisë duhet të hap rrugën e zhvillimit evropian

Maqedonia

Blinken dhe Borrell: Kuvendi i Maqedonisë duhet të hap rrugën e zhvillimit evropian

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 15:47
Blinken dhe Borrell

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrel përmes një deklarate të përbashkët kanë ritheksuar rëndësinë e hapjes së negociatave të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Vendimi sovran i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut do të jetë i rëndësishëm për të ecur përpara. Kjo frymë e kompromisit konstruktiv mbi të cilin është ndërtuar integrimi evropian duhet të vazhdojë të frymëzojë të gjithë ata që janë përfshirë në këtë proces historik.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për bashkëpunim më të ngushtë me Ballkanin Perëndimor.

Sigurimi i stabilitetit, prosperitetit dhe realizimi i së ardhmes së tyre evropiane dhe euroatlantike mbetet qëllimi ynë i përbashkët” thuhet në deklaratën e përbashkët të Josep Borrel dhe Anthony Blinken, lidhur me hapin që duhet ta ndërmerr Kuvendi i Maqedonisë për miratimin e propozimit francez.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat