LSDM: OBRM-PDUKM të tërhiqet nga bllokadat dhe tensionet

Maqedonia

LSDM: OBRM-PDUKM të tërhiqet nga bllokadat dhe tensionet

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 15:00
LSDM

LSDM kërkon nga OBRM-PDUKM-ja të heqë dorë nga bllokadat dhe tensionet dhe të mos i shmanget debatit në Kuvend.

Sipas LSDM-së Kuvendi është vendi ku merret vendimi për konkluzionet për propozimin evropian për çeljen e negociatave.

Partia në pushtet thotë se politikanët kanë përgjegjësi përpara qytetarëve dhe shtetit që të përfshihen në proces dhe përmes debatit konstruktiv të kontribuojnë për vendimin përfundimtar.

Kaevski tha se opozita duhet të përgjigjet për dhunën dhe skenarët e përgjakshëm.

“Ditëve të kaluara pati protesta të dhunshme, tensione, por dhe tentim për skenarë të përgjakshëm për konflikt ndëretnik. Pasi dështuan skenarët, Mickoski të heq dorë nga dhuna. E vërteta doli në shesh, por ende ekziston rreziku i incidenteve dhe provokimeve të reja. Ne së bashku me qytetarët nuk do të lejojmë destabilizim. Institucionet, strukturat e sigurisë nuk do të lejojë që askush ta cenojë stabilitetin e shtetit”, deklaroi Darko Kaevski, LSDM.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat