Policia ka arrestuar edhe personin e tretë i cili posedonte pistoletë në incidentin te sheshi “Skënderbeu” gjatë kohës së protestave kundër “propozimit francez” javën e kaluar.
Nga MPB thonë se bëhet fjalë për A.R. i cili ka pranuar veprën.
Policia më herët ka arrestuar edhe dy persona të cilët kanë poseduar armë zjarri.