Sapo ka filluar seanca ku do të debatohet për propozimin francez, aty ku do të mbajë fjalim edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen.
Pas fjalimit të Von der Leyen, në Kuvend do të debatohen këto konkluzione:
“Në propozim konkluzionet thuhet se Kuvendi i Maqedonisë, duke u nisur nga interesat kombëtare, dhe strategjike për anëtarësim në BE, e obligon Qeverinë t’i vazhdojë bisedimet me BE-në, me qëllim të zhbllokimit të proceseve euro integruese dhe të miratohet kornizë negociuese e cila përmban parimet dhe standardet evropiane.
Gjithashtu obligohet Qeveria që përmes delegacioneve të saja që janë pjesë e bisedimeve që t’i përmbahen përcaktimit për respektim pa kushte gjuhës, identitetit dhe kulturës së popullit maqedonas si elemente për të cilat nuk negociohet me BE-në.
Gjithashtu obligohet Qeveria që në kornizën negociuese gjuha maqedonase të figurojë pa sqarime, pa shtesa dhe pa fusnota.”, thonë tri nga pesë pikat e paraqitura.