Pas votimit për miratimin e konkluzioneve të propozimit francez ka reaguar deputeti dhe lideri i partisë E majta, Dimitar Apasiev duke thënë se kanë edhe plan B.
Ai ka publikuar një postim në profilin e tij në Facebook, ku thotë se asgjë nuk ka mbaruar.
‘Asgjë nuk ka mbaruar. Kemi plan B”, ka shkruar Apasiev në Facebook.
Apasiev njihet si deputet i cili gjatë tre ditëve sa zgjati debati mbi propozimin francez në kuvend, ka pasur përplasje me shumë kolegë të tij nga LSDM, përfshirë edhe debatin shumë të përfolur me kryetarin e kuvendit, Talat Xhaferi.