Miratimi i propozimit francez nga Maqedonia e Veriut është pritur mirë nga mazhoranca në Shkup.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe zëvendësministri i brendshëm i Maqedonisë, Nazim Bushi e kanë pritur vendimin me këngë.
Ahmeti dhe Bushi kanë publikuar një video në rrjetet sociale teksa këndojnë një këngë kundër Serbisë.
“Na u bënë patare o u plaçin sytë, po i ndez serbët e po shkon çetnikë,”-janë disa prej vargjet e këngës.
Bashkimi Demokratik për Integrim qëndroi fuqishëm e angazhuar në realizimin e këtij pikësynimi për të zhbllokuar rrugën e integrimit bashkë me partnerët e koalicionit qeverisës.