Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 3 ditët e fundit (nga data 15.07 deri më 17.07.2022) janë kryer 2.466 testime, dhe janë regjistruar 899 raste të reja me COVID-19.
Nga numri i përgjithshëm i pozitivëve (899), janë regjistruar 201 riinfeksione.
Gjatë 3 ditëve të fundit (15-17 korrik 2022) nuk është raportuar asnjë person i vdekur.
Nga MSH informojnë se në tre ditët e fundit janë regjistruar 670 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 319.037, prej të cilëve 306.979 janë shëruar, ndërsa 9.339 kanë ndërruar jetë.
Numri i rasteve aktive është 2.719.