Nëpunësit policor nga SPB Shtip kanë privuar nga liria S.Sh.(38) dhe D.Sh.(36), në shtëpinë e të cilëve është gjetur marijuanë.
Siç informoi sot MPB-ja, personat janë privuar nga liria pasditen e djeshme në orën 17:30.
Gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e tyre, të kryer me urdhër gjyqësor, u gjetën dhe sekuestruan një saksi me kanabis, gjethe të thata kanabisi, një grirëse, një fishek automatiku dhe sende të tjera me origjinë krimi.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës.