Në tre ditët e kaluara regjistrohen 6 viktima dhe 1.261 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

Në tre ditët e kaluara regjistrohen 6 viktima dhe 1.261 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Më: 25 korrik 2022 Në ora: 17:49
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njofton se në tre ditët e kaluara (nga 22.07 deri 24.07.2022) janë kryer 2.989 teste, ndërsa janë regjistruar 1.261 raste të reja me COVID-19.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 1.085 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Në tre ditët e kaluara janë regjistruar 4 viktima nga coronavirusi: Shkup (69), Manastir (84), Prilep (80) dhe Veles (83).

Në regjistrin “Termini Im” janë regjistruar edhe dy viktima. Kumanovë (86) dhe Makedonski Brod (79). Të dy vdiqën në shtëpi. Personat janë regjistruar si të vdekur në periudhën 26.06.2022 – 01.07.2022.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 323.425, numri i të shëruarve është 309.761, numri i të vdekurve është 9.359, ndërsa numri i rasteve aktive është 4.305.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat