Kryetari i parlamentit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi ka uruar Suedinë dhe Finlandën për anëtarësimin e këtyre shteteve në NATO. Ai përmes rrjeteve sociale ka uruar këto shtete duke shpresuar që shpejtë, sipas tij, të ulen në një tryezë.
,,Si anëtare e plotfuqishme e NATO-s kemi obligim ti shndërrojmë përpjekjet për Evropë të sigurt në vepra - sot i ratifikuam Protokollet për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.
Kolegëve Norlen dhe Vananen ua urova për hapin e guximshëm dhe vendimtar kah Aleanca përmes nënshkrimit të Protokollit të aderimit për anëtarësi.
Urova që sa më shpejtë të ulemi në tryezën aleate në NATO, ka shkruar ai.