LSDM: Mickoski është kundër BE-së, referendumin e ka vetëm për përdorim të brendshëm

Maqedonia

LSDM: Mickoski është kundër BE-së, referendumin e ka vetëm për përdorim të brendshëm

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 16:20
Foto ilustrim

Partia maqedonase në pushtet LSDM, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

Nga LSDM thonë se Mickoski është kundër anëtarësimit në BE dhe sipas tyre, aktivitetet e kreut të opozitës maqedonase janë kundër BE-së.

“Vetë Hristijan Mickoski ka thënë publikisht se është kundër Bashkimit Evropian. Mickoski u bë një me Dimitar Apasiev, OBRM-PDUKM u bë një me Levicën, një parti pro-ruse që është kundër NATO-s dhe BE-së”.

“Qytetarët shohin se ato deklarata kundër BE-së kanë filluar të dominojnë në çdo performancë të Hristijan Mickoskit, pasi atij i ranë të gjitha gënjeshtra, bllokada dhe skenarë të përgjakshëm”.

Problemi i Mickoskit është se ne filluam negociatat me BE-në, me gjuhë të mbrojtur maqedonase në Union dhe identitet të mbrojtur, veçoritë kulturore dhe gjuhësore të popullit maqedonas”, thonë nga LSDM.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat