Përplasen dy kamionë, humb jetën një person

Maqedonia

Përplasen dy kamionë, humb jetën një person

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 15:21
Foto ilustrim

Një viktimë nga aksidenti i djeshëm mes dy kamionëve në fshatin izvori të Velesit.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:15 në afërsi të vendit të quajtur “Vranovski anovi”.

Ai ndodhi mes dy kamionëve “TAM”, me targa të Velesit.

“Në aksident lëndime të rënda ka pësuar I.J., të cilat i janë konstatuar në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”, ku ka ndërruar jetë pas plagëve të marra”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat