Arrestohet kërçovari, policia i gjen një qese kokainë në veturën Mercedes

Maqedonia

Arrestohet kërçovari, policia i gjen një qese kokainë në veturën Mercedes

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 13:10
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë mbrëmjes së djeshme është arrestuar një kërçovar pasi tek i njëjti polici ka gjetur një qese me kokainë.

“Më 16 gusht 2022 në ora 21:50, në Kërçovës është privuar nga liria Q.A. (40) nga fshati Tuin i Kërçovës.

Gjatë kontrollit të veturës së pasagjerëve “Mercedes” me targa të Kërçovës, të cilën ai e drejtonte, i kryer në rrugën rajonale Kërçovë-Makedonski Brod, afër fshatit Bigor-Dolenci, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe konfiskuar një qese me kokainë.

Ndaj tij do të bëhet një kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat