Arrestohet 27-vjeçarja nga Shkupi, policia i gjen para të vjedhura

Maqedonia

Arrestohet 27-vjeçarja nga Shkupi, policia i gjen para të vjedhura

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 10:24
Foto ilustrim

MPB njofton se gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 15:50 policia ka arrestuar 27-vjeçaren S.P. nga fshati Mralinë i komunës së Ilindenit.

Ajo dyshohet se po të njëjtën ditë rreth orës 15:00 ka marrë para nga shtëpia e I.P. me adresë në rrugën “Pero Nakov”.

Policia ka gjetur paratë tek 27-vjeçarja.

“Ajo është ndaluar në stacionin policor dhe pas kontrolleve është konstatuar se më herët rreth orës 12.00, babai i saj S.P. (53) ka raportuar në komisariat se vajza e tij është larguar nga shtëpia. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të bëhet një kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat