Shqiptohen 196 masa në Shkup, 70 për tejkalim të shpejtësisë

Maqedonia

Shqiptohen 196 masa në Shkup, 70 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 29 gusht 2022 Në ora: 10:55
Foto ilustrim

MPB njofton se dje ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në fushën e komunikacionit me çka janë shqiptuar 196 masa në të gjithë territorin e qytetit të Shkupit.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 196 masa, në mesin e të cilave 70 për tejkalim të shpejtësisë, 17 masa për vozitje pa patentë shoferë, 24 masa për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 12 masa për kundërvajtje nga motoçiklistët.

Janë shqiptuar edhe shtatë masa për përdorim të telefonit, 10 masa për mospërdorimin e rripit të sigurisë, katër masa për kalim në sinjal të kuq”, njoftojnë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat