Deputetët e RMV-së nesër kthehen në punë

Maqedonia

Deputetët e RMV-së nesër kthehen në punë

Më: 29 gusht 2022 Në ora: 10:56
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut

Deputetët nesër zyrtarisht nisin punën pas pushimeve vjetore. Sipas njoftimeve, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi nesër do të mbajë një takim me nënkryetarët e Kuvendit dhe koordinatorët e grupeve parlamentare, në të cilin duhet të dakordohet dinamika e punës për këtë javë dhe periudhën në vijim.

Për momentin në ueb-faqen e Kuvendit nuk ka aktivitete të planifikuara. Ndër aktivitetet e para në Kuvend pritet të jetë vazhdimi i punës së Komisionit parlamentar për Zgjedhjet dhe Emërimet për zgjedhjen e gjyqtarëve kushtetues në mënyrë që vendet e liruara në Gjykatën Kushtetuese të plotësohen sa më shpejt.

Sipas njoftimeve të bëra para pushimit, pritet që të caktohen edhe vazhdime të seancave tashmë të nisura.

Kryetari i Kuvendit në koordinimin e fundit me gazetarët shpalli seancën e parë të re të rregullt pas pushimeve për 13 shtator. Deputetët zyrtarisht kanë shkuar me pushime pas festave të Ilindenit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat