Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira të vogla. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 deri në 19, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 22 deri në 29 gradë. Indeksi UV do të jetë gjashtë.

Meterologët njoftojnë se moti do të stabilizohet sot, ndërsa të dielën kah fundi i ditës dhe gjatë natës të hënën do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme lokale, bubullima dhe erë të fortë.

Në pjesët juglindore proceset do të jenë më intensive në formë stuhie afatshkurtër. Paraditen e së hënës do të ketë reshje lokale shiu, e më pas moti do të jetë kryesisht stabil me rritje graduale të temperaturës ditore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat