Padi për punonjësin e policisë në Maqedoninë e Veriut në lidhje me marrjen e ryshfetit

Maqedonia

Padi për punonjësin e policisë në Maqedoninë e Veriut në lidhje me marrjen e ryshfetit

Më: 5 shtator 2022 Në ora: 17:40
Foto ilustrim

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paraqitur kallëzim penal ndaj një qytetari nga Tetova në lidhje me marrjen e ryshfetit në vlerë prej 400 euro. Ndaj tij pritet edhe suspendim deri në përfundimin e procedurës.

“Policia ka bërë kallëzim penal deri te Prokuroria themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit kundër personit I.M. nga Tetova, i punësua  në SPB Tetovë, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar  për veprën penale “marrja e ryshfetit” nga neni 357 i Kodit Penal”, raportoi Policia.

I punësuari në Polici, para disa ditëve gjatë arrestimit të një personi kishte pranuar ryshfet 400 euro nga familjari i të arrestuarit për moscaktim të masës së paraburgimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat