Apeli hedh poshtë ankesat për rastin “Monstra”, konfirmon dënimet me burg të përjetshëm

Maqedonia

Apeli hedh poshtë ankesat për rastin “Monstra”, konfirmon dënimet me burg të përjetshëm

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 17:34
Rasti “Monstra”

Gjykata e Apelit në Shkup konfirmoi dënimet e shkallës së parë për rastin “Monstra” duke hedhur poshtë ankesat e të akuzuarve.

Apeli ka konfirmuar gjithashtu edhe vendimin për lirimin nga akuza e të akuzuarit Sami Luta.

Sipas aktgjykimit të shkallës së parë, për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, Alil Demiri dhe Afrim Ismailloviq, të cilët janë në arrati në Kosovë, bashkë me Agim Ismailloviqin, u dënuan me burgim të përjetshëm për veprën “terrorizëm”, Fejzi Aziri u dënua me 15 vjet burg për “ndihmë”, ndërkaq Haki Aziri u dënua me 9 vjet burg, gjithashtu për ndihmë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat