Osmani: Pres që BE-ja të jetë krah për krah me ne në përballjen me krizën energjetike

Maqedonia

Osmani: Pres që BE-ja të jetë krah për krah me ne në përballjen me krizën energjetike

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 21:03
Bujar Osmani

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në konferencën e sotme të përbashkët për media me Wopke Hoekstra, ministër i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës, tha se është biseduar për krizën energjetike.

“Biseduam për këtë temë dhe mendoj se për ne është i rëndësishëm koordinimi i mirë përballë sfidave të kësaj. Gjetëm një gjuhë të përbashkët për domosdoshmërinë, pra nevojën për koordinim të ngushtë. Ndryshe, më lejoni t’ju kujtoj se Bashkimi Evropian tashmë ka marrë një vendim për prokurimin e përbashkët të gazit dhe energjisë në të cilin Komisioni do të shërbejë si platformë për cilindo nga vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat nuk janë shtete-anëtare do të mund të përdorin Komisionin Evropian për prokurimin e gazit dhe energjisë.

Problemi është se edhe Bashkimi Evropian përballet me mungesën e energjisë ose çmimet e larta të energjisë. Besoj se koordinime dhe takime të tilla janë të rëndësishme. Pres që BE-ja të jetë krah për krah me ne në përballjen me sfidat”, theksoi ai.

Në fokus ishin gjithashtu sfidat rajonale, por edhe konteksti i përgjithshëm gjeopolitik i imponuar nga agresioni rus në Ukrainë dhe pasojat që ai shkakton.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat